Lajme

50 pjesëmarrës në protestën e organizuar nga KKSH për tekstet mësimore (Foto)

Me ftesë të KKSH-së u mbajt protesta tek terminali doganor në Preshevë, ku dhe po mbahen librat e bllokuara në këtë terminal.

Jo më shumë se 50 qytetarë i kanë përgjigjur ftesës për protestë, para të pranishmëve ka mbajtur fjalim kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ku kërkoi të bëhet reciprocitet ashtu siç kanë të drejta serbët e Kosovës të mësojnë me librat serbe edhe nxënësit shqiptar të Luginës t’u lejohet e njëjta gjë.

Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë edhe dy kryetarët e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës, ku kanë kërkuar që të hapet një zyre e Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës, për tu përcjell nga afër problemet e qytetarëve Shqiptar të Luginës.

Ndërsa parrulat e mbajtura në pankartat e protestuesëve kanë qenë: Duam Librat tona, Libra ime gjuha ime dhe shum parrulla tjera në gjuhën shqipe dhe angleze.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërdarë në mënyrë paqësore. Presheva.AL

50 pjesëmarrës në protestën e organizuar nga KKSH për tekstet mësimore (Foto)

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button