KulturëLajme

Agron Boriçi dhe Blerim Krasniqi dekorohen me medaljen Presidenciale të meritave për kontributin e dhënë

Agron Boriçi, ka katër dekada që merret aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor.

Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentar, ka inskenuar e shkruar mbi 50 skeqe humoristike. Autor i dramës “Aga Ymeri”,
“Kalorësi i Apokalipses”, “Berberhonja”, tre pjesë të “Kabare Tv Llaçka”.
Agroni është njëri ndër themeluesit e Festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në vitin 1994.

Përveq që është marrë aktivisht me skenën, është edhe autor i librit “Sherri i Preshevës në derë të Stambollit”.
Për punën e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme ku veçohen: dy çmime për regji më të mirë, tri për aktrim dhe një për tekst më të mirë.
Kryesisht veprimtarinë e tij e ka realizuar në Teatrin e Qytetit të Preshevës.

Po ashtu, Sot më datën 19 Shkurt 2016, ora 12 nën patronatin e zyrës së Presidentës filloi ceremonia e ndarjes së dekoratave nga Presidentja e Kosovës, shkëlqesia e saj Znj. Atifete JAHJAGA.

Në mesin e të dekoruarve ishin edhe Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica” nga Presheva, me propozimin e Z. Fatmir Hysenit nga Teatri i Ferizajit dhe Z. Blerim N. KRASNIQIT nga Presheva, për kontributin e dhënë në fushën e Artit dhe kulturës ndër vite.

Dekoratën nga Presidentja e pranoi Z. Blerim N. KRASNIQI.

Pos kësaj për Luginën e Preshevës shkoi edhe dekorata tjetër për të ndjerin Z.Agron Boriçi, e cila është propozuar nga OJQ. ARTPOLIS e udhehequr nga Znj. Zana Hoxha – Krasniqi dhe gjithashtu prap nga kontribuesi i pa lodhur i çështjes kombëtare nga Lugina e Preshevës Z. Blerim N. KRASNIQI.

Me shumë respekt për shkëlqesinë e saj Presidenten e Kosovës Znj. Atifete JAHJAGA si dhe të gjithë të apostrofuarit më lartë e në veçanti për Z. Blerim N. KRASNIQI, Lugina sot është dukur më e madhe dhe më e fortë se kurdoherë.

Related Articles

Back to top button