Lajme

Aktorët Preshevarë pjesë e serialit “192” në RTK

Thyhet akulli i bashkëpunimit: Aktorët Preshevarë pjesë e serialit “192” i cili tashmë po transmetohet cdo të diele nga ora 20:00 në Radio Televizionin e Kosovës

Falë një bashkëpunimi vëllazerore i cili ka munguar me vite, tani më aktoret nga Lugina e Preshevës si Gani Veseli dhe Gjelbrim Emini po deshmojnë talentin e tyre artistik nëpërmjet serialit “192” i cili po realizohet në Shtetin e Kosovës në regji te Krenar Belegut si dhe producent dhe njekosisht aktorë i serialit Shkumbin Sopjani.

GaniVeseli-02

“Eshtë fjala për një serial të zhanrit aksion ku regjisori nëpërmjet këtij seriali ka pasqyruar një aktualitet rreth krimeve, kontrabandimeve, arrestimeve etj ka thënë për presheva.com, aktori Gani Veseli, e qe me këte rast ka edhe rolin e fajdexhiut, rol ky edhe kryesor, ndërsa Gjelbrim Emini kishte njerin ndër rolet e sigurimit, kurse një ndër rolet tjera të këtij seriali është edhe aktori i mirenjohur Kosovar Enver Petrovci.

GaniVeseli-03

Aktorët Preshevarë u shprehen se një bashkëpunim i ngjashëm ka munguar me vite duke dite rrethanat pasi që në Presheve është pothuajse e pa mundur të realizohet një projekt i ngjashëm andaj nuk na mbetet tjetër perpos të presim përkrahje ne si aktorë që të përfshihemi në projektet të cilat realizohen në dy shtetet tona Kosovë dhe Shqipëri.

Related Articles

Back to top button