Lajme

ALTERNATIVA në Gjakovë – Mimoza Kusari Lila implementon NDRYSHIMIN

Kryetarja e Komunës së Gjakovës zonja Mimoza Kusari Lila priti sot në Gjakovë delegacionin e Alternativës, të përbërë nga Kryetari Shqiprim Arifi, Zëvendës Kryetari Armend Aliu si dhe Kryetarja e forumit të gruas Nizaqete Isahu.

Zonja e parë e Gjakovës para mysafirëve prezantoi disa nga praktikat të cilat janë ndjekur nga kjo komunë lidhur me zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, avancimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ngritje të kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe për procesin e modernizimit të administratës komunale dhe planifikimit efikas të buxhetit komunal.

Problemet e paraqitura nga ana e përfaqësuesve të Alternativës, me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Preshevës u pranuan si shumë të ngjajshme me ato me të cilat ballafaqoheshin edhe qytetarët e Gjakovës, përveç problemeve shtesë të Preshevës që vijnë si pasojë e diskriminimit konstant që vjen nga niveli qendror.

Projektet si zona industriale, skema e granteve dhe këshilldhënia për bizneset, organizimi i konferecës së donatorëve, organizimi i konferencës së investitorëve nga diaspora të organizuara nga ana e Komunës së Gjakovës, janë shembuj konkret se si Komuna si institucion publik mund të ndikojë në mënyrë direkte në tërheqje të investitorëve dhe zhvillim ekonomik, të cilat mund të replikohen edhe në Preshevë.

Si rezultat i takimit është marrëveshja për krijimin e kushteve të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Gjakovës me komunën e Preshevës gjë për të cilën u morr premtimi i Znj. Mimoza Kusari Lila.

Related Articles

Back to top button