Lajme

Ambasada e SHBA-së mbështet Alternativën

Komuna e Preshevës dhjetë vitet e fundit ka pësuar një izolim total dhe një mungesë komunikimi me ambasadat e akredituara në Beograd e sidomos me ambasadën më të rëndësishme, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me qasjen pozitive të Alternativës, drejt ndërkombëtarizimit të problemeve të qytetarëve të komunës sonë, ky izolim po largohet.

Si rezultat i komunikimit dhe koordinimit me këtë ambasadë, sot në zyrat e Alternativës ishin të pranishëm të dërguarit e kësaj ambasade për t’u njohtuar më në detale me planet dhe programin e Alternativës.

Të pritur nga Shqiprim Arifi – kryetar i Alternativës, Armend Aliu – zëvendës kryetar si dhe nga Lejla Kelmendi – përfaqësuese e forumit të gruas, mysafir ishin Kevin Furey – Zyrtar për të drejtat e njeriut në kuadër të ambasadës si dhe Ksenija Lazoviq – këshilltare në departamentin politik të ambasadës.

Përveç njohtimit me planet dhe projektet e Alternativës, gjithashtu u diskutua për asistencë nga kjo ambasadë gjatë procesit zgjedhor, u bisedua për zgjedhjet parlamentare dhe u diskutuan temat dhe problematikat e ndryshme në funksionimin e vetqeverisjes lokale, mungesa e qasjes proaktive në menaxhimin e shumë resurseve komunale e sidomos të krizës me refugjatët.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan për vazhdim të komunikimit dhe një koordinim i cili do të vazhdoj para dhe pas zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button