Ambulancë Gjinekologjike për emigrantët në qendrën e pranimit në Preshevë
Nga dita e martë, 9 shkurt 2016, klinika gjinekologjike (donacion nga UNFPA në Serbi) do të angazhojë qendrën shëndetsore nga Vranja që çdo ditë me 4 orë të kryej shërbime për emigrantët në qendrën e pranimit në Preshevë.
Kjo marrëveshje u dakordua në takimin me delegacionin parlamentar dhe zyrës së fondit të popullsisë (UNFPA) në Serbi, të udhëhequr nga Felcia Jones, një ekspert në programin shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve shëndetsore për krizën dhe stituatën e emergjente.
UNFPA ka qenë aktive gjatë vitit të kaluar në krizën e emigrantëve në Serbi, gjatë vitit 2015 në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, ata kënë vendosur nga një ambulancë shëndetësore në rrugën që kalojnë emigrantët.
Felicia Jones theksoi se është shumë e rëndësishme që gratë emigrante që kalojnë nëpër Serbi të marrin ndihmë në fushën gjinekologjike në çfarë do kohe në Preshevë (me një klinikë të lëvizshme sipas nevojave në teren).