Lajme

“Analisti Politik Preshevë” i frigohet politikës në Preshevë, tërheq videon e publikuar

Ditë më parë në vendin tonë u hap një profil në rrjetin më të madh social Facebook, me emër Analisti Politik Preshevë, ku shumë personave iu dërgoi ftesa për miqësi.

Tek në fillim ai postoi që do të jetë apolitik dhe do të veprojë dhe punojë në mënyrë që qytetarit të Preshevës ti ofrojë një pasqyrë të qartë rreth gjendjes politike e ekonomike në Preshevë.

Filloi me video-faktet ku në fillim postoi premtimet e dhëna nga Kryetari Ragmi Mustafa që nuk i kishte realizuar, fakti i dytë ishte përsëri për pushtetin lokal se si Ragmi Mustafa ka punësuar familjarët e tij në kabinetin e vet.

Video Fakti që gjatë ditës së sotme e publikoi ku në video kishte vendosur veturat e të gjithë politikanëve për çudi nuk gjindet më në profilin e tij, e kishte tërhequr, si duket edhe në Analistin e vetëm që thonte se jam apolitik ndikoi politika.

Shpresojmë që të aktivizohet përsëri dhe të filloj të na sjell fakte.

Related Articles

Back to top button