Arrestohet Bashkim Rexhepi nga Norça, i kërkuar nga Interpoli për vrasjen e dyfishtë
Bashkim Rexhepi me shtetësi serbe, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest i kuq tetë vite më parë nga Organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë (Interpol) për shkak të vrasjes së dy personave, u arrestua në qytetin turk të Antalias, raporton Anadolu Agency (AA).
Rexhepi (39) në vitin 2007 në territorin e Serbisë kishte kryer vrasje të dyfishtë, me çrast Interpoli kishte lëshuar urdhërarrest të kuq ndaj tij.
I arratisuri nëpërmjet rrugëve ilegale kishte arritur në Turqi, ndërsa policia turke zbuloi se ai ndodhet në Antalia. Gjithashtu u gjet se shtëpia e tij ndodhet në lagjen Cikcilli, në Alanya, pranë Antalias.
Policia e bastisi shtëpinë dhe arrestoi Rexhepin. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një patentë shoferi të lëshuar në një emër tjetër. Besohet se Rexhepi kishte falsifikuar dokumentet në Kosovë, dhe në bazë të tyre ka hyrë në Turqi.
Rexhepi, i cili është në Alania jetonte me gruan e tij, kurse pas hetimeve penale u transferua në zyrën e prokurorit lokal.