Atyre që nuk ia pamë hajrin në Komunë, skemi si ti’a shohim si deputet
Deputetët popullor nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi që përfaqësojnë popullin shqiptarë në kuvendin e qeveris Serbe kanë filluar ngritjen e zërit për problemet që ballafaqohen qytetarët e Preshevës në parlamentin e Beogradit.
Por kjo ngritje e zërit nga këta deputet vjen vetëm para zgjedhjeve që janë parapa të mbahen në Serbi, kur e dijmë se ata në këtë post gjinden që nga viti 2012 dhe deri më sot nuk janë parë që të aktivizohen aq shumë, vetëm në vitin 2016 ata para parlamentit kërkuan hapjen e kufirit Llojan – Miratoc, dhe ju drejtuan se pse qeveria nuk po zbardh rastet e kidnapimit dhe vrasjeve të biznismenëve nga Presheva që sot e kësaj dite nuk dihen as ku gjinden dhe nga kush janë vrarë, pikë tjetër ishte dhe gjendja e mjerueshme e sportit në Preshevë, duke treguar se si janë sallat e sportit në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi, po ashtu dhe kthimi i gjykatës në Preshevë.
Si duket për këtë aktivizim të deputetëve për një kohë rekord janë zgjedhjet që janë paraparë të mbahen më 24 prill të këtij viti.
Andaj deputet të nderuar mos mendoni se do ti zgjidhni të gjitha këto probleme vetëm para zgjedhjeve, me këto probleme Presheva është tashmë e sa vite dhe deri më sot vetëm po rriten por nuk po zgjidhen.
Presheva ka nevojë për njerëz me ide të qarta, me program e strategji institucionale dhe ekipe profesionale dhe jo për udhëheqës, pa vizion e strategji nacionale, të cilët e kanë shkatërruar dhe në vazhdimësi po e shkatërrojnë Preshevën. Presheva.AL