Danas: Po shiten ndihmat humanitare të refugjatëve
Pas një “lufte” ndërmjet auto-transportuesve dhe taksive, që cili me shumë më të madhe të parave do të transportojë refugjatët prej Preshevës në Shid dhe kur është tharë burimi i përfitimit të madh e të lehtë, tani është hapur fushë e re e profiterëve në shitjen e ndihmave humanitare që vijnë në qendrat e pranimit në Miratoc dhe Preshevë, shkruan e përditshmja beogradase “Danas”, përcjell Titulli.com.
“Ne në polici nuk kemi asnjë paraqitje që në tregjet e Bujanocit, Preshevës apo Vranjës është lajmëruar shitja e mallit nga kontingjenti humanitar që vjen për refugjatët. Në bazë të kësaj nuk mund ndërmarrim asnjë masë”, i kanë thënë gazetës “Danas” burime policore nga jugu i Serbisë.
Policia thekson se ende është buke u bërë kontrollimi i sforcuar i “gjithë transportuesve”, dhe sanksionohen të gjitha përpjekjet për transportim ilegal të refugjatëve.
Për humanitarët në terren që nuk kanë dashur të komentojnë me emër dhe mbiemër “mundësinë e shitjes së ndihmave humanitare, në radhë të parë të ushqimit të konservuar”, ky tregim duket pak i pabesueshëm.
“Depot janë nën kontroll dhe nuk besoj që këtu ekziston ndonjë lloj keqpërdorimi apo madje vjedhje, që konservat të shiten në treg. Këtu kemi shpërndarë edhe më shumë se 2.000 pako humanitare në muajt e fundit, më herët edhe shumë më tepër dhe nuk është shënuar asnjë rast i këtillë”, ka thënë për gazetën njëri prej vullnetarëve në Kryqin e kuq në Preshevë, i cili ka dashur të jetë anonim.
Gazetari i Danas-it për këtë informacion ka kontaktuar edhe udhëheqësit e pushteteve lokale në Preshevë dhe Bujanoc, por ata kanë refuzuar çdo bisedë në këtë temë, duke thënë se “kjo nuk është nën kompetenca të tyre”.
“Për mundësinë e stërshitjes së ndihmave humanitare për refugjatët për herë të parë po dëgjoj nga ju. Nuk kam pasur deri më tani as informatë zyrtare as jozyrtare rreth kësaj”, ka thënë zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Skender Destani.
Ai përjashton mundësinë e keqpërdorimeve të ndihmave të dedikuara për refugjatët, të cilët qëndrojnë shkurtë në Preshevë para se të nisen për në kufi me Kroacinë.
Në Preshevë nuk e përjashtojnë mundësinë që refugjatët vetë e lënë ushqimin, siç janë shënuar rastet kur të autobus janë gjendur edhe nga njëzet konserva të pahapura të peshqve, të cilët lehtë mund të përfundojnë në tregjet lokale.
Megjithatë, ditëve të kaluara në rrjetet sociale, por edhe në disa tabloide beogradase, janë paraqitur shkrimet që refugjatët nëpër Serbi po shesin në tregje gjërat që i kanë fituar si ndihma humanitare./Titulli.com/