Lajme

Divergjencat në spektrin politikë, shkaktojnë probleme

Përderisa në Luginën e Preshevës, funksionojnë më se dhjetë parti politike shqiptare, të drejtat e shqiptarëve të kësaj zone vazhdojnë të jenë nën nivel.

Ndërkohë divergjencat mes tyre shkaktojnë probleme shtesë.

Sipas Jeton Ismailit, gazetarë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës, janë vetëkënaqur me pushtetet lokale, ndërkohë që janë mjaftë pasiv karshi shumë të drejtave jo të zgjidhura.

Sevdail Hyseni, nga shoqëria civile, mendon se faktori shqiptarë në Luginë ka qenë dhe vazhdon të jetë neglizhent ndaj dukurive negative që po zbrazin Luginën.

Avdil Ramdani, përfaqësuesi i Partisë Republikane, ka akuzuar përfaqësuesit institucional, të cilët sipas tij, jo që nuk kanë bërë asgjë por e kanë humbur identitetin shqiptarë.

Viti 2016, në Serbi është vit zgjedhor, ndërkohë sipas analistëve, ky vit do të duhej të jetë vit i unitetit për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të këtushëm.

Related Articles

Back to top button