Sport
Djaloshi preshevar që po habit Austrinë në futboll

Samir Zejnuli është vogëlushi tetë vjeçar nga Presheva që po mahnit klubet futbollistike austriake.
Pasioni dhe përkushtimi ndaj futbollit bënë që disa herë rradhazi të fiton vendin e parë nëpër klube, ku dhe është shpërblyer me medalje të ndryshme, shkruan Titulli.com.
Samiri, me talentin që ka, sigurisht që do na bëjë krenar gjithë shqiptarëve, atij i duhet vetëm pak nxitje dhe suksesin do e ketë të garantuar në rang të lartë futbollistik.