Edhe kjo ndodh në Preshevë: 71 vjeçarit i vidhen 600€ të grumbulluara nga vitrat (Video)
Agës Lat i kthehet buzëqeshja! (Video)
_________________________________________________________________
Në moshë të shtyer Latif Bajrami (Lata) 71 vjeçar jeton i vetëm në një vend që vetëm shtëpi nuk mund ti thuhet. Rreth moshës 55 vjeçare ai ndahet me gruan e që martesa e tyre kishte rezultuar pa asnjë fëmijë. Presheva.AL e vizitoi sot ku ai na priti me mirësi, por duke na renditur problemet që ndryshe mund të interpretohen si një zinxhirë mbytës mbi jetën e tij. Shpesh mund ta keni takur Latën nëpër rrugët e qytetit duke i përshëndetur sidomos më të vegjëlit me buzëqeshje dhe dashuri. Edhe pse nuk ka shkollim dhe nuk ka intelegjencë për tu vetmbajtur, Ai më herët kishte punuar në disa depo malli si roje e në një kohë edhe si shitës i librave e orëve të ndryshme tek tregu i vjetër javor. Në “shtëpinë” ku banon ai nuk ka ujë të ngroht, e as kushte të përshtatshme për një jetesë normale. Me ndihmën e disa fqinjëve Lata, ka disa vite që merr ndihmën minimale sociale, gjithashtu janë fqinjët e dashamirët që kujdesen për të duke i dhënë veshmbathje e të holla e në raste edhe ushqim të ngrohtë.
Ka shumë vite që i kam grumbulluar vitrat, ndihmat nga fqinjët dhe disa dashamirëve që më kanë ndihmuar te xhamija dhe mendoja se i kisha siguruar parat për shpenzimet e ceremonies së vdekjes deklaron Lata. Por e shikova në kalendar që këtë datë mos ta harroj satë jem gjallë se të shtunën pra më datë 20 shkurt në treg mi vodhën paratë.
Ishin 600 eu që të gjitha i kisha të dhuruara në formë vitrash e ndihmash dhe i mbaja me vete se nuk kisha ku ti lija në shtëpi, e nuk kam asnjë familjar ku ti ruja dhe duke blerë dicka në treg mi kish marr dikush, raporton Presheva.AL
Kjo ditë për mua ishte vdekje për së gjalli deklaron ai. Kërkoj që ti mi kthejn paret se ndryshe nuk mund të ndihem i gjallë, ato ishin kursimet e 20 viteve të fundit për mua që i ruaja për shpenzimet e varrit e detaje të ceremonies së vdekjes. I lus që të mi kthejn që të më kthehet edhe mendja dhe mendimi i shëndosh edhe për këto ditë që mi ka dhënë Zoti që ti jetoj sëbashku me ju. Unë e du këtë vend, i du këta kojshi, këta njerëz nëpër rrugë e sidomos kur i shoh fëmijët duke luajtur ata janë gëzimi më i madh për mua.
Dua që kur të vdes askush mos të hyj në borxh për mua dhe ti kem parat e mia deri në vdekje.
Për ndihmë konkrete ndaj bashkëqytetarit tonë po planifikojm që të hapim një llogari bankare që do të kujdesen sepaku 3 persona që do ta mbikqyrin lidhur me veshmbathjen, higjenene personale dhe shtëpiake, ushqimin dhe detaje të tjera. Idet tjera të ndihmesës janë të mirëseardhura. © Presheva.AL