Facebook në Like shton edhe emocionet si Love, Haha, Wow, Sad dhe Angry
Njerëzimi është “ngushtuar” në gjashtë emocione kryesore, thotë TechCrunch. Kjo pasiqë pas disa testeve në shtete të ndryshme, Facebook ka shtuar edhe disa butona tjerë mbi butonin e saj Like, të cilat i ka quajtur Reactions.
Facebook i ka dizajnuar Reactions në atë formë që like të jetë i njëjtë si gjithëherë, por që tani nëse ju e shtypni dhe e mbani butonin Like, si opsione tjera shtesë për të shfaqur emocionet tuaja janë edhe: Love, Haha, Wow, Sad, dhe Angry.
Dhe tani në vend të numërimit të pëlqimeve në Facebook, rrjeti social do të shfaq numërimet e përgjithshme në reagimet tuaja në një postim, dhe të tregojnë ikonat nga reagimet më të përdorura.
Në këtë mënyrë, Facebook nuk duhet ndajë me pika të veçanta çdo emocion. Nëse ju doni të dini se cilat kanë qenë reagimet në një postim, ju mund të klikoni mbi numërimin e Reactions dhe të shihni se kush çfarë mendon.