Lajme
Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan, banorët të shqetësuar

Shkup, 22 shkurt – Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” mëson se në fshatin Llojan janë shtuar forca të shumta policore dhe forca speciale.
Shkaku për ardhjen e tyre nuk dihet ende, por ne bazë te gojdhënave thonë se kanë ardhur për shkak të refugjatëve Sirian.
“Jemi të shqetësuar shumë ne si banorë të këtij fshati, sepse duke e ditur politikën që ushtrojnë të përzgjedhurit tanë ndaj atyre që ia dhanë besimin, nuk është edhe për t’jubesuar.
Në vendet ku funksionin demokracia e mirëfilltë prezenca e ushtrisë e forcon besimin në Shtet, ndërsa vetëm tek ne çuditërisht ndodhë e kundërta, thotë një banorë nga fshati Llojan i cili për shkaqe sigurie dëshiron të mbetet anonim.
Brenda kohës, Presheva.AL do ju sjell informacione plotësuese rreth rastit.