Lajme

Gjermani: Fletëpalosje për emigrantët

Ngjarjet e fundvitit në Këln dhe në disa pishina publike në Gjermani, kanë detyruar autoritetet e këtij vendi që të marrin masa që raste të tilla të përsëriten më.
Pavarësisht rritjes së numri të oficerëve, autoritetet kanë shpërndarë 20 mijë fletëpalosje ku shpjegohen me vizatime dhe në të shkruar se si duhet të sillen meshkujt me vajzat, sidomos në pishina.

Fletëpalosjet, të cilat janë në shtatë gjuhë të ndryshme, janë shpërndarë nëpër të gjitha pishinat publike dhe në afërsi të kampeve të refugjatëve.

“Ne kemi pasur një numër të madh incidentesh në pishina me emigrantë të cilët nuk dinë të notojnë, nuk kuptonin gjuhën tonë, shenjat paralajmëruese, instruksionet, gjërat që nuk lejohen apo nuk respektonin femrat, prandaj këto do të ndihmojnë shumë që gjëra të tilla të mos përsëriten më”, tha një zyrtar i shërbimeve publike të Mynihut.

Related Articles

Back to top button