Përbërja e tanishme e Kuvendit Komunal të Bujanocit vetëmse po i numëron ditët e fundit të funksionimit të vetë katër vjeçar. Një përbërje që për një kohë të gjatë në Komunën tonë do të mbahet në mend për numrin rekord të Këshilltarëve shqipëtar, e që edhe përkundër këtij fakti, shumica ishte bërë me partnerët lokalë serbë, për interesa të ngushta të atij që ishte zgjedhur Kryetar nga kjo shumicë.
Ajo që ishte më mbresëlënëse,për këto katër vite,nga Këshilltarët shqipëtarë të partive në pushtet,ishte gatishmëria e tyre e verbër për t’a ndjekur dhe për t’i shërbyer të parit të Komunës,deri në atë masë sa që edhe po t’i kërkonte ai të votonin kundër identitetit shqipëtarë,pra kundër vetëvetës,ata me servilitetin më të madhë ishin në gjendje ta bënin,duke mos treguar as shenjën më të vogël se janë në gjendje të mendojn me kokën e tyre!Por,edhe si të pritej diçka tjetër nga ata të cilët me votën e tyre e mundësuan krijimin e koalicionit që i bashkoi në pushtet të gjitha partit serbe?
Zëri i tyre nuk u dëgjua në mbrojtje të asnjë çështje me interes të përgjithshëm.Nuk u dëgjuan as edhe atëher kur u përjashtuan me dhjetëra punëtor shqipëtar,as edhe kur gratë punëtore shqipëtare në mënyrën më të turpshme dërgoheshin për t’i pastruar rrugët nëpër vendbanimet serbe,vetem e vetem me qëllim poshtrimi dhe presioni për t’a lënë vet punën.Zëri i tyre leje se nuk u dëgjua,në mbrojtje të arsimit shqip në Bujanoc,tek i cili pushteti lokalë po bënte kërdi,por se me votën e tyre në mënyrë direkte,duke i shkarkuar Këshillat e ligjshëm të shkollave,kontribuan për lëmshin e krijuar në këto shkolla.
Si është e mundur që dikush i zgjedhur nga vota e qytetrëve,në asnjë moment mos t’i mbroj interesat e tyre,por që ekskluzivisht t’i mbroj dhe përfaqësoj interesat partiake,apo edhe më sakt intersat e një individi?Është për t’u habitur që një individ me vetëdije të shëndoshë të posedoj aq pakë,ose hiç,integritet personal që do ta bënte të mendoj me mendje të shëndoshë dhe do ta shtinte të veproj në interes të përgjithshëm!
Pika që e mbushi kupën dhe që në mënyrën më të mirë e pasqyron veprimtarin e tyre katër vjeçare në shërbim të interesave personale të Kryetari të Komunës,ishte votimi i fundit në Kuvend Komunal kundër propozimit për ndërrimin e emërtimit të sheshit të qytetit nga Karagjorgje në Skenderbeu!Përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet kësaj situate,mund ta japin portalet me titujt e tyre bombastike si: “Skandal”,”Shokuese”,”çmenduri”,”Turp!” dhe shumë epitete të tjera dhe që prapë nuk do të mund ta pasqyronin në mënyrë të duhur idiotësin e një votimi të tillë!
Kur zgjidhen njerëz pa guxim intelektual,pa integritet të personalitetit,të gatshëm gjithëher për gjithëçka,vetëm se për ta realizuar një qëllim personal,diçka ndyshe edhe nuk mund të pritet.
Dikush do të mund të thoshte se ashtu siq e filluan,me votimin për krijimin e koalicionit me të gjitha partit serbe,ashtu edhe përfunduan me të njejtin votim të turpshëm.Unë të tillët i kisha krahasuar me delet e zgjedhura për Kurban,të cilat edhe kur ia afrojn thikën në qafë,nuk e lëshojn asnjë zë në shenjë rrezistence,të gatshme për t’u sakrifikuar për Zotin e tyre.Mirëpo kjo është në natyrën e delesë,të jetë e nënshtruar,natyra njeriut,besoj se do të duhej të ishte më e ndryshme,i lirë të vendos me kokën e vet dhe i lirë të mbroj identitetin e vet!