Hiqen taksat për çertifikata, vërtetime…
Qeveria ka mbështetur ligjin për procedurat administrative, dhe tani ky do të jetë një lehtësim i madh për qytetarët pasi nuk duhet të nxjerrin çertifikatat sikurse që e kanë bërë deri tani.
Me miratimin e këtij ligji nga qeveria serbe, jo vetëm që më nuk do të pritet në radhë për të nxjerrë një dokument, por edhe nuk do të paguen më taksat republikane, transmeton presheva.com.
Taksa e deritanishme për një çertifikatë të lindjes ka kushtuar 420 dinarë për origjinalin dhe për secilën kopje nga 120 dinarë, ndërsa vërtetimi ndërkombëtarë ka kushtuar 690 dinarë. Për dokumentin e nënshtetësisë duhet të paguhet 740 dinarë, ndërsa kopja 440 dinarë.
Certifikata për të vdekurin ka kushtuar 420 dinarë, ndërsa ajo ndërkombëtare 670 dinarë.
“Pas 90 nga miratimi i ligjit në parlamentin e Serbisë, nënpunësit shtetërorë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me qytetarët, dhe gjenden në evidencat zyrtare, duhet vet ti sigurojnë” thuhet në ministrinë e vetqeverisjes lokale, në të kundërtën, ligji ka parashikuar denime të rrepta për shkelje të kësaj dispozite.