Lajme

Iniciativë qytetare në mirëmbajtjen e rrugëve të fshatit Norçë (Foto)

Me iniciativë të vetë qytetarëve të fshatit Norçë, këto ditë janë duke u realizuar punimet në mirëmbajtjen e rrugëve lokale të fshatit.

Qëllimi i mirëmbajtjes së rrugëve lokale është krijimi i kushteve më të volitshme për zhvillim normal të trafikut sidomos për këmbësorët, pasi në shumë pjesë të rrugës kanë qenë të mbuluara trotuaret nga dheu apo degët e drunjëve që gjenden buzë rrugës.

Aktivitetet po zhvillohen me entuziazëm të madh nga rinia e fshatit, në një atmosferë pozitive ku dominon vullnetarizmi dhe gara se kush do të angazhohet më tepër.

Fshatarët përveç punës së krahut, kanë vënë në dispozicion dhe makineritë dhe pajisjet tjera, që punët të realizohen sa më me kualitet.

Ky aktivitet për rininë e fshatit Norçë po bëhet tradicional, pasi ndër vite ata angazhohen në mirëmbajtjen e rrugëve të fshatit, gjithashtu po përcjellin këtë përvojë edhe tek më të rinjtë (vegjëlit) që edhe ata të vazhdojnë të njejtën në të ardhmen.

Aktiviteti pritet të vazhdohet edhe ditëve në vijim, kështu që të gjithë të interesuarit mund t’i bashkangjiten aksionit.

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button