Jonuz Musliu i vetmi politikan në Serbi i cili ndodhet në “listën e zezë” të Departamentit amerikan
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe i KK të Bujanocit, Jonuz Musliu, është politikani i vetëm atual në Serbi, i cili figuron në listën e zezë të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Blic.
Bëhet fjalë për listën e personave të padëshiruar, për të cilët administrata amerikane, beson se mbështesin dhunën dhe terrorizmin, e cila është azhuruar dhe shpallur para një jave, shkruan Blic në numrin e sotëm.
“Nuk e kam këtë informacion. Kam kontakte të mira me ambasadat e SHBA në Beograd dhe Prishtinë. Nuk kam kurrfarë kontesti, nuk e di pse do të isha i padëshiruar kur merrem me politikë” – thotë Misliu.
Megjithate, muaj më parë, Ambasada e SHBA-ve në Beograd, kishte refuzuar aplikimin e Jonuz Musliut, për vizë amerikane, kur dy liderët e tjerë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa u pajisën me viza amerikane dhe zhvilluan një vizitë në SHBA.