Lajme

Kryetari i Preshevës pranohet kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” e ka pranuar me orar të plotë si ligjërues kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa, shkruan sot Koha Ditore, transmeton Presheva.AL

Sipas zyrtarëve të Universitetit të themeluar në maj të vitit 2013, Mustafa është angazhuar me orar të plotë për grup lëndësh nga fusha e Informatikës për Ekonomi, me arsyetimin se nga fundi i marsit i skadon mandati i kryetarit të Komunës së Preshevës.

Në përgjigjet zyrtare të Universitetit të Gjilanit, gazetës i është thënë se sipas Rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik mësimdhënësit, pozitë në të cilën është zgjedhur edhe Mustafa, i takojnë 6 orë obliguese ligjërata në javë.

Sipas tyre, personat e zgjedhur me këtë konkurs, sikurse edhe Mustafa, nuk mund të kenë marrëdhënie të rregullt të punës me ndonjë institucion tjetër. Mustafa ende është në marrëdhënie pune në Preshevë.

Deri më tani ata kanë mundur të kenë mardhënie të rregullt pune në ndonjë instucion tjetër, por tani e tutje ata duhe ttë deklarohen tek ne në mardhënie të rregullt, në të kundërtën nuk u lëshohen kontrat e punës” thuhet në përgjigjet zyrtare të universitetit “Kadri Zeka”. Nuk kanë treguar nëse Mustafa është deklaruar që do të japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Komunës së Preshevës, por kanë theksuar se atij i skadon mandati i kryetarit në fund të muajit mars të këtij viti. E semestri veror në Universiteti zyrtarisht fillon më 15 shkurt.

“Mustafa, pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar komune, në fund të marsit do të jetë “Full Time” i angazhuar në universitetin “Kadri Zeka” thuhet nëpërgjigje. Ndërsa Ragmi Mustafa ka thënë se megjithëqë është kryetar i Komunës së Preshevës, nuk do të mungojë në asnjë aktivitet të Universitetit të Gjilanit. “Ajo është çështje e zgjidhshme, absolutisht ështënë kompetencën time”, ka thënë ai, duke mos treguar se si saktësisht do t’i menaxhojë dy vende pune në të njejtën kohë. “Unë nuk do të mungoj dhe nuk do të mbetet asnjë aktivitet pa realizuar në Universitetin e Gjilanit” ka deklaruar Mustafa, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të konkurrojë sërish për pozitën e kryetarit të Komunës, ndonëse atij nuk i lejohet të ketë mardhënie tëplotë punë edhe në njëinstucion tjetër. Mustafa ka thënë se për këtë vendos partia e tij.

“Ajo është çështje për të cilën vendos një instucion tjetër dhe jo dikush tjetër. Është instutcion i zgjedhjeve dhe Partia Demokratike Shqiptar në Preshevë”. është shprehur Mustafa. Por, sipas tij, një gjë është e qartë. “Në universitetin e Gjilanit nuk do të mungojë asnjë aktivitet që i përket angazhimeve të mia në pozitën e profesorit”. E për detyrat që ka si kryetar i Preshevës ka thënë se do të mund t’ia kryejnë dhe nënkryetarët e zëvendëskryetarët. “Unë jam kryetar i Komunës së Preshevës. Kam një zëvendëskryetar, tre nënkryetarë dhe një numër të konsiderueshëm drejtuesish të institucioneve që udhëheqin me g jithë pushtetin vendor në Komunën e Preshevës”, është shprehur ai. Mustafa ka doktoruar në Universitetin e Tiranës në Departamentin e Matematikës, Statistikës dhe Informatikës.

Për pozitën në të cilën është pranuar Mustafa ka pasur edhe një ankesë nga kundërkandidati i tij, Muhamet Avdyli, sipas të cilit ai ka qenë më kompetent për të zënë pozitën në të cilën është pranuar Mustafa, Avdyli ka thënë se është ankuar në këtë Universitet për parregullsitë që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë zhvillimit të procedurave të konkurrimit, porse ende nuk ka marrë përgjigje në ankesën e tij. Sipas tij, Ragmi Mustafa nuk ka konkurruar në pozitën në të cilën është pranuar. Këtë e ka thënë se e dëshmon raporti i komisionit vlerësues për përzgjedhjen e personelit akademik në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Gjilanit, ku tek kandidatët për grup lëndësh nga fusha e informatikës për Ekonomi nuk figuron emri i Ragmi Mustafës.

Mungesën e emrit të Mustafës në Universitetin e Gjilanit e kanë arsyetuar me lëshim teknik.
“Ragmi Mustafa ka konkurruar edhe për pozitën për të cilën është zgjedhur. Ne i kemi dokumentet dhe provat që dëshmojnë se ka aplikuar, prandaj edhe është zgjedhur. Në të kundërtën nuk do të mund të propozohej për zgjedhje. Arsyeja se pse kandidati në fjalë nuk e ka emrin në buletinin e referateve është për shkak të një lëshimi teknik” thuhet në përgjigjet e Universitetit. Sipas këtij Universiteti, të dhënat e aplikantëve janë në dosjet e tyre dhe çdokush që ka interes të dijë duke u bazuar në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave, mund të parashtrojë kërkesë për t’i parë ato.

Arsyeja që i është dhënë Avdylit për eleminimin nga komisioni recensues ka qenë që fusha e tij e studimeve nuk përkon me pozitën për të cilën ka konkurruar. Por sipas Avdylit, anëtarët e komisionit vlerësues nuk e kanë ditur as për cilën pozitë ky ka konkurruar.

“Kur kam shkuar në intervistë më kanë thën që kualifikimet e mia nuk përkojnë me lëndën në të cilën kam konkurruar. Kur unë i kam pyetur për cilën lëndë paskam konkurruar ata nuk e kanë ditur”, ka thënë Avdyli për Koha ditore, transmeton Presheva.AL. “Punimi im i magjistraturës dhe doktoraturës është i lëmit të telematikës, që nënkupton”, ka shtuar ai.

Sipas Avdylit, antarët e komisionit qëllimisht i kanë shmangur dy tituj të tij. Atë të magjistraturës, që ka thënë ta ketë kryer në Fakultetin Teknik në Prishtinë, me temën “Sistemi global satelitor i pozicionimit (GPS) dhe mundësia e aplikimit të tij në lëmin e navigacionit dhe me gjerë në avancimin e proceseve teknologjike në komunikacion” si dhe atë të doktoraturës, të cilën e ka kryer në Tiranë, por që nuk e ka të nostrifikuar nga Ministra e Arsimit, siç ka qenë e kërkuar në konkurs, me temën “Përdorimi i informacionit të përfituar nga GPS dhe teknologjitë moderne në menaxhimin e një biznesi transporti”.

Megjithëqë arsyeja e eleminimit të tij nga gara për këtë pozitë ka qenë mosplotësimi i kushteve formalo-juridike, ai është ftuar në intervistë nga Universiteti. Nëpërmes një emaili atij i është kërkuar që të përgatisë një prezantim në kohëzgjatje prej 15 minutave, gjë të c ilën ka thënë se e ka bërë. Por atij nuk i është dhënë rasti që ta prezantojë atë para komisionit.

E sipas përgjigjeve që ka marrë gazeta “Koha Ditore” nga Universiteti “Kadri Zeka’ në intervistë janë ftuar vetëm kandidatët që kanë plotësuar kushtet formalo-juridike. Avdyli në ftesën që ka marrë nga Universiteti ka thënë se i kishin konfirmuar se ai kishte plotësuar kushtet elementare për intervistë.

Universiteti i komisionit që ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve kanë hedhur përgjegjësinë tek njëri-tjetri për ftesat që u janë bërë kandidatëve, ndërkohë që Avdyli ka thënë se është ndier i fyer dhe se është ftuar në një zyre në të cilën nuk ka pasur as kushte elementare për intervistë.
“Pse jam ftuar në intervistë, nëse nuk i kam plotësuar këto kushte”, ka shtruar pytjen Abdyli.

Kryetari i komisionit recensues, Blerim Rexha, ka thënë se ata kanë vendosur në bazë të dosjeve që i kanë pasuar për secilin kandidat. “Kompetenca e tij ka qenë në transportin rrugor dhe ajo nuk e bën atë kompetent që të mbajë lëndë të informatikës” është shprehur Rexha. Vendimi, sipas Rexhës, është marrë duke u bazuar në materialin që e kanë pasur.

“Kur kemi shkuar në Gjilan, kemi shikuar se a i plotësojnë kushtet formalo-juridike. Doktoratura e tij nuk përkon me fushën e shkencave kompjuterike, në të cilën ky ka aplikuar”, ka deklaruar Rexha, duke shtuar se i kujtohet që Avdyli ishte ankuar “pak”. “Ata (kandidatët v.j.) kanë ardhur të gjithë aty edhe ne u kemi thënë që ju mundeni me prit, ndërkohë që ju të tjerët jo. Po më kujtohet që ky është ankuar pak, por ky ka qenë vendimi edhe i imi, edhe i komisionit”, ka theksuar Rexha.

Ai ka thënë se komisioni nuk ka qenë përgjegjës për ftesat që u janë bërë kandidatëve që nuk i kanë plotësuar kushtet formalo-juridike. “Ftesën e ka bërë administrata e fakultetit, personalisht nuk kam ftuar askënd”, ka deklaruar Rexha.

E sipas përgjigjeve fillestare të Universitetit nëintervistë nuk janëftuar kandidatët qënuk i kanë plotësuar kushtet formalo-juridike. “Po të gjithë kandidatët e kualifikuar nga komisioni recensues janë ftuar në intervistë. Nuk janë ftuar nëintervistë vetëm kandidatët tëcilët nuk i kanë plotësuar kushtet formalo-juridike” thuhet në përgjigjet e Universitetit.

Por kur janë pyetur se pse Avdyli ishte i ftuar nëintervistë përkundër që në raport i shkruan se nuk i ka plotësuer kushtet formalo-juridike, ata thonë se përgjegjësinë për ftesa të kandidatëve e ka pasur komisioni. “Ajo është çështje e komisionit recensues se deri në cilën fazë e fton kandidatin në intervistë”, thuhet në përgjigjet e Universitetit. Sipas tyre “e rëndësishme është se i përmenduri nuk është propozuar për zgjedhje, ngase nuk i ka plotësuar kushtet formalo-juridike”.

Në konkursin e datës 20.07.2015, Universiteti i Gjilanit, për Fakultetin e Shkencave Kompjuterike kishte kërkuar pesë mësimdhënës dhe një asistent. Sipas përgjigjeve, për të gjitha këto pozita ka pasur tri ankesa, porse që të tria janë refuzuar nga Komisioni i Studimeve dhe nga Senati i Universitetit të Gjilanit.

© Koha Ditore, Shkruan Norë Shabani | WWW.PRESHEVA.AL

Related Articles

Back to top button