Lajme

Librat e politikës apo politika me libra

Te liria s’arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata thotë Qosja.
Kur luftrat e fillim viteve të 2000shit mbaruan me shtetin Sërbë, rezultati më i madh, që u duk se do vij shumë shpejt ishte lirija e lëvizjes, siguria, zhvillimi ekonomik, ngritja e cilësis së arsimit, profesionalizimi i shëndetësis e të ngjajshme. Mirëpo, jo më shumë se një dekadë gjendja në teren thuajse duket e njejtë. Përveç që na mungon siguria, liria e lëvizjes, zhvillimi ekonomik e konsoludimi i shërbimit shëndetsor e social po ballafaqohemi me vështirësi elementare në fushën e arsimit dhe edukimit.

Dekadën e fundit për përmirsimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë themeluar institucione që së qëllim të tyre kanë përmirsimin e mirëqenies dhe të drejtave të shqiptarëve si Këshilli Nacional, Trupi koordinues, komisione të ndryshme, forume miqsh pë Luginën e iniciativa që thuajse shumica nga to kanë rezultuar vetëm me shterrje fondesh dhe punësim të ndonjë militant partiak.

Është habitës fakti që reciprocitetin e kërkojnë mu ata që e kanë shkelur e përdhosur me veprimet e tyre këta njerëz që në emër të përfaqësuesve të shqiptarëve kanë bërë kualicion me çetnikët e përfaqesuesit e kishës që janë pjesë e pushteti lokal në Bujanoc, ata që në emër të atdhedashurisë bëjnë konpromis e mbajn pozita të larta për këtë 1% rajon e konkretisht për shqiptarët, që si rjedhojë e politikbërjes së tyre të ”mirë”, Beogradi ka barikaduar me forca të mëdha trojet shqiptare në këto komuna.
Ishin këta që ruajtën Lapidarin dhe bënë gjithçka për mbrojtjene tij, ishin këta që e shpërblyen kryeministrin sërb me mirënjohje për politika proeuropjane ndaj shqiptarëve, janë po këta që e kanë katandisur gjendjen e shëndetsisë, janë po këta që shkollat shqipe i kanë shëndruar në vende për punësimin e militantëve partiak që i kanë siguruar diplomat brenda natës.

Duke u bazuar nga këto rrethana dhe shumë çështje të tjera gafa më e madhe e këtyre ditëve ishte protesta e inicuar nga kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar dhe mbështetur nga kryetari i komunës së Bujanocit e Preshevës, ku para doganës jo para Ministrisë së Arsimit apo qeveris së Beogradit mbodhën disa njerëz e mbajtën protesë duke u shprehur para doganjerëve e punonjësve tjerë të doganës.

Tekstet mësimore nuk janë problem doganor ose professional, por janë kryekëput çështje politike. Askush nuk u ndalon fëmijëve se cilat libra i mbajn në çantat e tyre, e as mësimdhënësit nuk refuzojnë të punojn me tekste shkollore në gjuhën shqipe , por janë drejtorët si varës të kryetarëve të partive të tyre që nuk angazhohen për tejkalimin dhe zgjedhjen e kësaj problematike.

Ju kujtohet abetarja gjithkombëtare kur erdhi në Preshevë, disa nga shkollat e përdornin e disa i thonin se është antikombëtare bile ambasadorin e Shqiprisë në Beograd e patën shpallur nongrata sepse ai kishte qasje më pragmatike lidhur me përdorimine Abetares. Tashmë po këta “patriot” politik në vend se të diskutojn e të mbledhin për rreth tyre profesionist e ta arrijnë modulin për dalje nga kjo situatë e mjerueshme në arsimin shqip ku si në vitet e 50-ta ashtu edhe sot ballafaqohen me mungesë tekstesh mësimore, mjete didaktike kuadër professional, scilësi në arsim etj, ata sërisht bëjnë politik të pa efektshme për zgjidhje të problemit, por vetëm për poena të brendshëm politik.

Kjo nuk është mënyra e duhur për qasje ndaj zgjidhjes së diskriminimit të shtetit sërb ndaj Shqiptarëve, por edhe pjekuri joe duhur ndaj shfrytëzimit të disa qarkqeve të Prishtinës të disa prej përfaqësuesve politik të Preshevës e Bujanocës.

Shkruar nga: Frashër Shkoza

Related Articles

Back to top button