Lajme

O sa mirë me qenë shqiptar nga Presheva, por…jashtë Preshevës!

Çdo i ri sot në Preshevë dëshiron të ik jashtë, e dhimbshme është kur dëgjon këta të rinj të pashpresë, që marrin rrezikun në sy, vetëm për t’u larguar nga vendi i tyre, madje edhe prindërit u thonë këtu nuk keni perspektivë, këtu jeni të mbaruar. Këto biseda bëhen të përditshme dhe në çdo cep të Preshevës.

Me mijëra persona janë larguar nga Presheva vetëm pas heqjes së vizave. Preferojnë të shkojnë atje, të punojnë madje çfarë do pune, vetëm që të mos kthehen në Preshevë.
Fukarallëku i shtyn të ndërmarrin veprime të tillë. E shohin që Presheva një vend i bekuar nga Zoti, me të gjitha pasuritë dhe siç njihet dhe si trekëndëshi që lidhet me Maqedonin, Kosovën, me pyje, me fusha, njerëzit nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Megjithë këto të mira, përsëri mbetemi vendi më i varfër në jug të Serbis, e sipas statistikave të institucioneve prestigjioze, do të mbetet i tillë edhe për disa vite të ardhshme.

Nuk ka vend në Preshevë, as për të gjallët e as për të vdekurit, por vetëm për një përqindje të vogël politikanësh e hajnash.

Aty ku politikanët shqiptar nuk luftojnë për të drejtat e qytetarëve, aty ku mjeku shqiptar të thot më jep po të duash të mjekohesh, aty ku gjykatësi të kërkon të holla nëqoftëse do të fitosh të drejtën, kështu është në Preshevë që të mbarosh punë, edhe profesori që noton nxënësit sipas vijës partiake dhe mbiemrit të familjes.

Kjo ndodh sepse në krye qeverisin ata që kanë vënë në listë krerët e partive, ata që shikojnë vetëm interesin personal por edhe tallen me shqiptarët.

O sa mirë me qen shqiptar, apo…

Related Articles

Back to top button