Lajme

Agës Lat i kthehet buzëqeshja! (Video)

26 shkurt 2016 – Pas publikimit të videos nga Portali Presheva.AL, u lajmëruan shumë njerëz të vullnetit të mirë që ti dalin në ndihmë Agës “Lat”, çka ju falmenderojmë të gjithëve që keni përkrahur këtë aksion që Portali Presheva.AL ka inicuar.

Më 23 shkurt të viti 2016 rreth orës 10 të mëngjesit iu dorëzuan parat në dorë nga vllau i karatistit Tefik Kadri i cili është bashkatdhetarë nga fshati Bilaç, Tefiku së bashku me familjarët e tij kishte grumbulluar shumën prej 600€.

Aksionin e përkrahën edhe shumë bashkatdhetarë si dhe njerëz të vullnetit të mirë nga Kosova, Shqipëria dhe nga Maqedonia që kishin parë videon emocionuese.

Komisioni i themeluar për këtë aksion vendosi që vetëm 600€ ti dorëzohen agës Latë, kurse me iniciativën e Xhelal Mehmetit dhe kontributin e kompanis Sabani Automobile GMBH “BEGI” që përkrahën aksionin me 600€ si dhe parat nga pika e grumbullimit tek shitorja ” Mehajt” që gjithësejt u mblodhën 6000RSD dhe 80Euro do të orientohen për renovimin e nyjes sanitare dhe ripërtrirjen e disa orendive shtëpiake.

Edhe pse kjo ka qenë detyrim i instucioneve lokale por sërisht ata nuk reaguan por u dhesht që qytetaret e vullnetit të mirë të kujdesen për mirëqenien e Latës kështu që i falemnderojmë sinqerisht për kontributin e dhënë.

Aksioni vazhdon dhe për çdo punim nga ana e komisionit do të njoftoheni dhe zyrtarisht në Portalin Presheva.Al si dhe në facebook në faqen zyrtare të portalit Kjo eshte Presheva Jone.

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button