Opinione

Presheva, vendi ku fëmijëve po iu ndalet rrita

Presheva po shndërrohet në një vend ku fëmijëve po iu ndalet rrita. Fëmijë që sytë iu ngopen në reklamat televizive që reklamojnë ushqime, e lakmia i lë pa ëndrra tjera fëmijërore, por duke ëndërruar vetëm ushqimin.

Skamja apo varfëria nuk janë fjalët që mund ta përshkruajnë sot gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve në Preshevë. Keqqeverisja dhe korrupsioni në institucionet në Preshevë ka shkuar aq larg sa të mungojnë fjalët për të treguar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sot një familje me anëtarë të papunë në Preshevë. Nuk janë dhjetëra, por qindra familje për të cilat pushteti lokal nuk di se ekzistojnë. Këto familje, fjala nuk është nëse kanë shtëpi, e nuk paskan veshmbathje apo ushqim, apo shtëpi paskan, por jo dhe veshmbathje e ushqim, këto familje nuk kanë asgjë.

Këto politika nëse kanë parasysh qytetarin janë të hartuara në formën: – Qytetari i papunë, me një social që nuk kalon vlerën 100 euro, që nuk mund të ngopë fëmijët me bukë, që nuk mund t’i veshmbathë, që e nxjerr fëmijën nga spitali se nuk ka barnat për t’ia blerë, që e lë në shtëpi të dergjet nga sëmundja, se nga ambulanca shtetëror i rekomandohen fotografime apo analiza për ta dërguar në spital privat dhe në xhepin e tij nuk ka asnjë cent. – Prindërit e këtyre familjeve luten si ta kalojnë dimrin dhe të dalë vera, stinë kjo kur fëmijët iu ngopen me bukë, dyqanet hedhin pemët dhe perimet që nga të nxehtit fillojnë të kalben, nëpër kontejnerë ka më shumë ushqim të hedhur, para restoranteve ka më shumë qytetarë që pinë kafenë jashtë dhe atyre mund t’u hidhet ndonjë cent.

Shumë fëmijë në Preshevë shkojnë në shkollë të uritur, kthehen në shtëpi të uritur, shuajnë urinë me bukë thatë dhe nëse ka, kjo do të thotë për ta një gjumë i rehatshëm, pa kërcitje zorrësh nga uria. – Flenë në dhoma dhe shtretër shoqëruar nga të ftohtit që depërton nëpër shtëpitë e vjetra, ose të ndërtuara e të papërfunduara, me minj që depërtojnë në të çara, në shtëpitë e ndërtuara diku dhe prej guri para 100 vjetësh.

Politika lokale nëse kanë parasysh pushtetarin janë të hartuara në formën: – Kryetar, deputet, drejtor departamenti… mjek etj., paga që tejkalon shifrën 1000 euro, pastaj honorar shtesë për mbledhje, gardërobë e markave të shtrenjta, që i nxjerr fëmijët për pushime jashtë vendit, që nuk i lë fëmijët të mjekohen fare në Preshevë, që në xhepin e fëmijëve të tyre ka IPhone (telefon celular).
Shkojnë në udhëtime të paguara jashtë shtetit për trajnime, studime të paguara për avancime në kolegjet private, pagesa e mëditjeve për ushqim gjatë ditës… Presheva po shndërrohet në një vend ku fëmijëve po iu ndalet rrita. Fëmijë që sytë iu ngopen në reklamat televizive që reklamojnë ushqime, e lakmia i lë pa ëndrra tjera fëmijërore, por duke ëndërruar vetëm ushqimin.

Ju Rini e Fëmi ….
Ju që nganjëhere dëshproheni e ju kap depresioni pse nuk i keni kushtet aq të mira materjale, ju që nuk keni mundësi të shkoni në pushime nga dy here në vit, edhe n’deti edhe në skijime, ju që nuk keni edhe shtëpi edhe banesë, ju që nuk i keni nga dy vetura në shtëpi, një për relacione të shkurta e një kur të shkoni më largë, ju qē ju mungon shumë çka…
-Aspak mos u mërzitni dhe mos u dëshproni, ju e keni një diçka që ata tjerët nuk e kan, Juve askush nuk mundet me jua bo me gisht çe djali i filanit, çe djali hajdukit, çe djali tradhtarit, çe djali atij që shkijët e kan shty urfujti për një punë të keqe që ja dinë etj.etj !
Mbane kokën lart, ftyra nuk blehet me pare …..

Related Articles

Back to top button