‘Rrobat e Reja’ të ‘Newborn’-it
Ri-ngjyrosja e monumentit ” NewBorn”, po vazhdon edhe në këto momente. Edhe pse askush nuk jep detaje se si do të duket, pasdite ky monument mori një pamje tjetër.
Ngjyra edhe kësaj radhe simbolizon situatën nëpër të cilën po kalon Kosova, kështu e ka deklaruar krijuesi i monumentit, deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili.
Qytetarët të cilët kanë parakaluar, ose kanë ardhur enkas për ta vizituar monumentin, patën mundësi që të ndihmojnë në realizimin e ngjyrosjes.
NewBorn, i vendosur në qendër të Prishtinës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, edhe këtë vit do të pres nënshkruesit e saj të rinj. Qytetarët e Kosovës, dhe jo vetëm, kanë mundësi të shkruajnë në të çka të duan.
NewBorn u punua për Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 dhe fitoi shumë çmime ndërkombëtare në lëmin e dizajnit, përfshirë edhe çmimin më prestigjioz në botë, Luanin e Artë në Cannes,/KosovaPress/