Rudina Xhunga thumbon Ragmi Mustafën
Presheva, qytet me popullsi shqiptare, nga më të varfërat dhe me papunësinë më të madhe në Serbi, sjell një rast nepotizmi sa qesharak edhe të dhimbëshm, për faktin se askush, nuk e denoncon, duke e trajtuar këtë anomalitet, si normalitet.
Burimet e dritare.net, në Preshevë, raportojnë se Kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa, ka punësuar jo pak, por pesë të afërm të tij në Komunën që drejton prej vitit 2003 -2016, me vetëm dy vite shkëputje. Nipi, dy kushërinjtë e parë , dhëndri dhe babai i dhëndrit, punojnë në Komunë, ndërsa vëllai i tij është i përfshirëe në cdo punë publike të Komunës.
Naser Kamberi, ndihmës i Kryetarit të Komunës, është djali i xhaxhait të kryetarit. Fatlum Mustafa, shef i kabinetit, është djali i vëllait, Besim Mustafa, shofer i Kryetarit është edhe djali i xhaxhait të tij. Ardian Aliu, zyrtar në Zyren për Zhvillim Lokal, është dhëndër i Kryetarit, ndërsa Rexhep Aliu, udhëheqës i Drejtorisë për Inspeksion është babai i dhëndrit, pra krushku i Kryetarit. Dhe në fund, Selami Mustafa, inxhinier elektrik, i kudogjendur në punët e Komunës, si rikostruksione rrjetesh elektrike, ndricim publik etj, është vëllai i kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafës.
Njihet kujdesi i madh i shqiptarëve për të punësuar familjen dhe gjithë të afërmit, kur janë në pushtet, por rasti i Kryetarit të Preshevës është nga më flagrantët dhe nuk ka të krahasuar më asnjë në trojet shqiptare, në trajtimin e Komunës që drejton si biznes privat.