Lajme

Shtëpia e shëndetit në Preshevë pajiset me ambulancë lëvizëse

Qeveria gjermane nëpërmjet organizatës humanitare “Help”, ka dhuruar një veturë për shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Kjo ambulancë lëvizëse e cila do të shërbejë për pacientët e komunës së Preshevës është dhuruar nga kjo organizatë humanitare gjermane, në kuadër të donacionit që është bë në 5 komuna të Serbisë, ku Presheva ka qenë njëra ndër to.

“Kjo veturë është e pajisur me të gjitha pajisjet me vlerë me mbi 10.000 euro të cilat mund ti posedojë një veturë bashkëkohore si EKG dhe pajisjet tjera mjeksore dhe i jepet ndihma e parë pacientave, ndërsa vetura ka vlerë 20.000 euro” ka thënë për presheva.com, kryetari i këshillit drejtues në shtëpinë e shëndetit në Presheva, Ylber Sylejmani.

Një veturë të tillë të pajisur me aparaturë shëndetsore e ka vetëm Presheva në jug të Serbisë.

Related Articles

Back to top button