Lajme
Si ta ndihmoj Latën?
Pas reaksioneve dhe vullnetit të njerëzve për të kontribuar për ta nxjerr nga gjendja e rëndë shpirtrore e ekonomike Latif Bajramin pas rasitit të vjedhjes së 600 eurove të tij.
Është themeluar një komision në përbërje prej tre personash ku si fillim kanë vendosur një kuti qelqi për gjithë ata që dëshirojn të ndihmojn “Latën”
Kutija është vendosur në shitoren “Mehajt” në rrugën e “Gjilanit”, të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të ndihmuar mund të kontribuojn në këtë pikë grumbulluese për fondin ta ndihmojn Latën.
Ndërsa për ata nga jasht do të njoftohen lidhur me detajet dhe mënyrën e ndihmesës dhe procedurat bankare.
Në emër të Latës, faleminderojm të gjithë ata që japin kontribut.