Lajme

S’ka më drejtora partiak, ata do ti zgjedh ministria

Drejtorët e ndërmarrjeve publike në Sërbi do të zgjidhen në konkurs publik dhe nuk do të mund të zgjidhen në baza partiake është paraparë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, i cili është miratuar dje në Kuvendin e Serbisë.

Ky ligj i cili është miratuar ka parashikuar që drejtuesit e ndërmarrjeve publike të emërohen nga Qeveria e Serbisë për një periudhë katër vjeçare, në bazë të një konkursi publik i cili duhet plotsuar kriteret dhe do të duhet të ketë përfunduar së paku fakultetin të ketë minimum përvoj pune 5 vjeçare.
Po ashtu është paraparë që drejtori i një ndërmarrje publike nuk mund të jetë anëtar i ndonjë partie politike. Udhëheqësi i një ndërmarrjeje publike do të emërohet pas konkursit publik, i përbërë nga një komision prej pesë anëtarëve, dy prej të cilëve janë të emëruar nga qeveria, një e komisioneve të Kuvendit të Serbisë në krye të ekonomisë.

Drejtorët e ndërmarrjeve publike nuk do të kenë zëvendës dhe mandati i tijë përfundon në periudhën kur është caktuar. Periudha e ushtruesit të detyrës së drejtorit nuk mund të jetë më e gjatë se një vit, dhe i njëjti person nuk mund të zgjidhet dy her në të njejtit funksion.

Është paraparë që Bordi mbikëqyrës i një ndërmarrjeve publike ku për themelues është shteti i sërbisë do të ket pes anëtar të emëruar nga Qeveria për një periudhë prej katër vjeçare. Po ashtu ligji i ri parashikon një gjobë për personin kompetent apo përgjegjës në ndërmarrjet publike nga 50 mijë deri në 150 mijë dinarë nëse nuk paraqet programin tre-vjeçar të punës me afate të caktuara dhe se nëse parat shpenzohen për qëllime të veçanta mbi shumën e përcaktuar nga ky program, ose nuk arrin të paraqesë një raport tremujor në kohë. Dënime do të ket edhe nëse ndërmarrjet publike nuk zbatojnë programin një vejçar të punës apo tre vjeçar që operon me pjesën që ka të bëjë me të ardhurat, punësimit, dhe nëse nuk i publikon të gjitha të dhënat në web faqen e internetit. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button