7 marsi dita e mësuesit shënohet me manifestim solem në Preshevë
Me rastin e ditës së mësuesit 7 marsit, shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizoi manifestim kulturor për të nderuar gjithë ata që janë pjesë e arsimit shqip në Preshevë, raporton Presheva.AL
Në këtë manifestim të pranishmit patën rastin të përcjellin programin e përgatitur për nderë të kësaj dite, drejtori i këtij instuticioni Naser Nuredini falemnderoj të gjithë të pranishmit të cilët ishin pjesë e këtij manifestimi, sipas tij SH.K A.Krashnica edhe më tej me manifestime të tilla do të vazhdoj ti kujtoj dhe të rrespektojë të gjithë ata që dhanë kontribut për arsimin shqip në Preshevë.
Si shenjë nderimi për rëndësin e kësaj dite drejtori ndau mirënjohje për ata që kontribuan ndër vite për edukimin dhe shkollimin e shumë brezave në Preshevë, po ashtu të pranishmit patën rastin që në këtë manifestim kulturor të përcjellin dhe monodramën Alfabet nga teatri i qytetit të Tetovës. Presheva.AL