Lajme
Aksident në rrugën 15 nëntori në Preshevë (Foto)

Gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident në rrugën kryesore të Preshevës “15 Nëntori”.
Siç mëson Presheva.AL nga fotot e dërguara nga një ndjekësi i faqes aksidenti ka ndodhur mes Motorit dhe veturës tip Mercedes.
Mësohet se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të vogla dhe është dërguar në shtëpine e shëndetit por për fat të mirë nuk ka pasur lëndime serioze në këtë aksident përveç dëmeve materiale.
Ndërsa policia rrugore po kryenë procedurën e aksidentit.
Apelojmë tek shoferët që të kenë kujdes kur ngasin motoçikletat sepse aksidentet e fundit nëpër vendin tonë kanë qenë të gjitha të përfshira motoçikletë-veturë. Presheva.AL