Lajme

Aksident në rrugën Tërnoc – Breznicë

Në aksidentin e rëndë rrugor që ka ndodhur dje rreth orës 14 në rrugën Tërnoc – Breznicë, është lënduar rëndë motoçiklisti V.XH, 31 vjeçar nga Tërnoci.

Këtë aksident e ka konfirmuar edhe policia në Vranjë, ndërsa deri tek aksidenti ka ardhur kur janë ndeshur motoçikleta dhe kombi.

Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëdime të rënda dhe është dërguar për mjekim në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Ky është aksidenti i tretë në dhjetë ditët e fundit në territorin e Rrethit të Pçinjës, ku pjesëmarrës janë drejtuesit e motoçikletave.

Dy rastet e para kanë përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së motoçiklistëve.

Më 23 shkurt, afër fshatit Konçul humbi jetën motoristi Jonuz Jonuzi, 35 vjeçar nga fshati Nesalcë, ndërsa më 25 shkurt në Vladiçin Han humbi jetën drejtuesi i motoçikletë postare, 40 vjeçari, Bojan Dimitrijeviq./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button