Lajme

Alternativa edhe në diasporë, themelohet dega në Austri

Alternativa po tregon seriozitetin e vazhdueshëm në aspektin e themelimit të strukturave partiake. Në nivel lokal tanimë ka sfiduar të gjitha partitë aktuale për nga numri i nëndegëve të themeluara dhe aktive dhe nga sot shkon një hap tutje duke përfshirë edhe bashkëatëdhetarët tanë në diasporë në strukturat e saj.
Programi i Alternativës parasheh një qasje shumë serioze pikësëpari ndaj brengave të diasporës sonë me mekanizma konkrete të cilat planifikon ti aplikojë në shërbim të diasporës. Themelimi i degës së saj në Austri është vetëm një hap i përfshirjes së planifikuar të diasporës në proceset politike dhe zhvillimore në Preshevë.
Sot në Wels të Austrisë u zyrtarizua përkrahja e fuqishme ndaj Alternativës nga ana e diasporës sonë, me themelimin e degës në prani të shumë bashkëatëdhetarëve tanë. Kryesia e degës ka gjithsejt 15 anëtarë.

Related Articles

Back to top button