Lajme
Alternativa me degë në Belgjikë

Në Namur të Belgjikës sot u bë themelimi i degës së Alternativës.
Në prani të shumë bashkatdhetarëve tanë u bë prezantimi i shkurtë i programit dhe historikut të Alternativës. Përfshirja e diasporës në aktivitetet politike të Alternativës është e patjetërsueshme dhe kjo po arrihet përmes themelimit të degëve.
Kryesia e zgjedhur e degës së Alternativës në Belgjikë ka 15 anëtar, të cilët në ditët në vijim do të dalin, bashkë me degët e tjera në diasporë, me një platformë të veprimit e cila do të mundësojë ndryshimin në Preshevë.
U mor një përkrahje dhe interesim i lartë nga vendasit tanë në diasporë. Shpresë e madhe për ndryshime pozitive pas zgjedhjeve të 24 Prillit.