Lajme

Alternativa nderon kolosët e arsimit shqip në Preshevë

Forumi i gruas të Alternativës për ndryshim për herë të parë në Luginë, ka nderuar mësuesit e pensionuar, grupi i APN-së gjatë ditës së sotme vizitoi shtëpi më shtëpi mësuesit e pensionuar si dhe bëri ndarje të mirënjohjeve për ta  në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë shumëvjeçar në lëminë e arsimit, raporton Presheva.AL

Arsimi dhe edukimi janë dy fusha të rëndësishme për zhvillim të shoqërisë, fusha për të cilat meritat më të mëdha u takojnë mësuesve tanë. Mësues që dhanë një kontribut jetësor që përveç mësimit të shkronjave shqipe gjithashtu na mësuan edhe shumë vlera të tjera kombëtare e mbi të gjitha atdhedashurinë.

Në shenjë përkujtimi të vlerave të mësuesve të komunës së Preshevës, forumi i gruas i Alternativës për Ndryshim sot organizoi vizita tek mësuesit e pensionuar si dhe bëri ndarje të mirenjohjeve për ta.

Kjo iniciativë e forumit të gruas u prit jashtëzakonisht mirë nga mësuesit tanë, disa edhe me lot në sy e me buzëqeshje të madhe na falemnderuan që i vizituam.

Me këtë rast, në këtë ditë, Alternativa duke u ndjerë shumë krenare me ju, me gjithë zemër ju urojmë Gëzuar festën e juaj mësues dhe mësuese të nderuara.

Related Articles

Back to top button