Lajme

“Analisti politik nga Presheva”, rikthen profilin e tij pas sulmit nga “hacker-ët e partive”

22 shkurt ishte data kur iku pa thënë as lamtumirë Analisti anonim nga Presheva, siç flitej në qytet ai u zbulua se kush ishte dhe për këtë arsye kinse ka mbyllur profilin e tij, por sot në orën 14:30 ai rimëkëmbi profilin, raporton Presheva.AL

E të gjithë ato gënjeshtrat se kinse u zbulua dhe nga frika ka mbyll llogarin, po dalin të pavërteta.
Pasi “ai” në një status të tij ka shkruar se ka arritur ta rikthej llogarinë e tij në facebook pasi është sulmuar nga disa “hacker”.

Analisti poashtu premton që ditëve në vijim do të vi me fakte, deri sa është duke siguruar profilin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, ku dhe do të mund të vazhdoj misionin e tij që ka nisur.

Ne si portal i urojmë suksese në rrugën e tij, por vetëm një gjë i themi që mos të lejoj që nëpër komentet e tij simpatizantët e partive të fyhen mes veti, sepse do t’ja ndërrojm dhe emrin nga Analisti i fakteve në Analisti i përçarjes. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button