Ardita Sinani e ftuar nga Forumi i Gruas të LDK-së, takohet edhe me Isa Mustafën (Foto)
Dje me ftesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë Ardita Sinani dhe anëtaret e kryesisë së degës morën pjesë në shenimin e 26 vjetorit të Forumit të Gruas të LDK-së.
Pas një pritje madhështore që iu bë delegacionit të PVD – së, të pranishmet në këtë tubim shprehën nevojën e përfshirjes edhe më të madhe të gruas në vendimmarrje.
Kryetarja e degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinani në fjalën e saj fillimisht përshendeti të pranishmit dhe falënderoi organizatorët për pritjen e ngrohtë. Gjithashtu nënvizoi bashkëpunimin e deritanishëm të dy partive me shpresën se ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet edhe më tej për t’i zgjidhur problemet jetësore me të cilat përballet Lugina e Preshevës sot.
Në koktejin i cili u organizua në fund të këtij tubimi, anëtaret e kryesisë së degës së PVD – së në Preshevë njëherit edhe anëtare të Forumit të Gruas shfrytëzuan rastin që edhe drejtpërdrejtë t’ia adresojnë problemet aktuale kryetarit të LDK – së njëherit edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa. Nga ai morën zotimin se në një të ardhme të afërt do t’i presë në një takim zyrtarë në Qeverinë e Kosovës.
Njofton: Qendra për Informim e Partisë për Veprim Demokratik