Lajme

Beteja e Çanakkalesë: Presheva në gurë varresh

Në këtë muaj bëhen plot 101 vite (1915) nga beteja e famshme e Çanakkalesë, e njohur ndryshe në literaturën anglez edhe si “The Gallipoli Campaign”.

Perandoria Britanike bashkë me Francën u përpoqën të pushtojnë Kostandinopojën (Stambollin e sotëm), kryeqytetin e Perandorisë osmane në atë kohë.

Një betejë e jashtëzakonshme u zhvillua ndërmjet forcave aleate të udhëhequra nga Britania dhe Franca nga njëra anë, dhe Perandorisë Osmane nga ana tjertër, e mbështetur nga Perandoria Gjermane dhe Austro-Hungaria.

Në betejën e përgjakshme që zgjati plot tetë muaj humbën jetën mbi 112 mijë vetë nga të dyja palët. Disa japin shifrën prej 560 mijë ushtarëve të vrarë. Sulmet e vazhdueshme detare nga forcat aleate u zbrapsën me sukses nga osmanët, edhe pse me humbje të mëdha.

Me interes këtu është fakti se në mbrojtje të Perandorisë Osmane dolën turq, boshnjakë, torbesh, romë, kurdë, arabë dhe shqiptarë.

Edhe shqiparët nga Lugina e Preshevës nuk nguruan t’i dalin në mbrojtje të asaj çfarë kishte mbetur nga Perandoria Osmane. Kështu marshuan drejt destinacionit final, Çanakkalesë, nga ku shumë prej tyre nuk do të ktheheshin kurrë, e sot emri i Preshevës është edhe në varrezat e Çanakkalasë, raporton presheva.al

Në foton e mëposhtme që është marrë nga varret e atyre dëshmorëve. Në epitafet e tyre nuk është i shënuar emri, por qyteti nga kishin ardhur, si Shkupi, Prishtina, Prizreni, Shkodra, Presheva, Kosova, Mitrovica dhe Gjakova etj.

Kjo betejë ishte nga fitoret më të mëdha të Perandorisë Osmane gjatë luftës, e që i dha një dimension tjetër të gjithë shekullit XX. “Lufta e fundit e Xhentlmenëve” siç njihet ndryshe, hodhi edhe themelet e luftës së pavarësisë të Turqisë moderne. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button