Lajme

Bilaç, familja Rashiti me 6 persona në kushte mjerimi (Foto)

Jeta të sprovon me dy gjëra, të mira dhe të këqija, por ka edhe nga ato të cilat janë të papërballueshme, kur varfëria të mbështet për muri dhe çdo ndihmë sado e vogël të jetë ajo të duket sikur ke një kala.

Familja Rashiti nga fshati Bilaç komuna e Buajnocit është në gjendje të vështirë ekonomike dhe më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmën tuaj. Kushtet në të cilat jeton kjo familje janë të tmerrueshme, veçmas kjo bebe në krye të dhomës e cila prêt që dikush t’ia sjellë një rreze shpresë, ajo nuk ka asnjë dëshirë vetëm të mos jetë e uritur, ajo nuk din se në çdo moment i rrezikohet jeta nga shëmbja e shtëpisë, ktë nuk mund t’ia shpjegojnë as prindërit, por atë e mbrojnë engjujt.

Në njoftimin e lëshuar nga këshilli organizativ për ta ndihmuar këtë familje, thuhetse: Të nderuar Vllezër ju bëbjëm me dije gjith juve që keni mundësi të ndihmoni per këtë familje për ndertimin e nje shtepie të cilët jetojn në kushte jashtëzakonisht të vështira familjes 6 Anëtarëshe nga Bilaçi. Iniciativa per ndërtimin e shtëpis vetëm se ka Filluar.

Lusim gjith juve që keni mundësi të ndihmoni aq sa keni mundësi. Për informata..kontaktoni permes inbox në faqen ( Fshati i bukur Bilaç) dhe do ua japim gjithë info..se ku duheni të jepni mjetet..Allahu ju shperbleft amin.

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button