Biznesmeni Preshevar blen ndërmarrjen shoqërore “Lagado”
Biznesmeni i suksesshëm nga Presheva ka blerë ndërmarrjen shoqërore “Llagado” në Bujanoc, kjo ndërmarrje ka qenë pjesë e Hollding Kompanisë “Simpo” nga Vranja.
Llagado e njohur me prodhimet e mobileve nga lëkura dikur në kohërat më të mira kishte të punësuar afër 200 puntorëve!
Prona dhe infrastruktura e Llagados është në gjendje të mirë dhe çka është më e rëndësishmja lokacioni ku gjindet kjo fabrikë është shumë strategjike në disa aspekte.
Detajet më të hollësishme rreth këtij transakcioni dhe pronarin shqipëtar do të bëhen publike posa të kryhet procedura e bartjes dhe rregullimit të dokumentacionit, njofton RTV Spekteri transmeton Presheva.AL
Edhe një herë u dëshmua se Afaristët Shqipëtar të Luginës së Preshevës janë kategoria e shoqërisë tonë më e merituar për çka edhe duhet ta kenë respektin dhe përkrahjen pa rezervë!