Cfare kuptimi ka nese i bejme te gjitha keto dhe nuk ja ‘tregojme’ facebook-ut!?
Eshte bere ‘tradite’ tanime, se cfare hame dhe pijme duhet t’a publikojme ‘patjeter’ ne ne rrjetin social te Facebook-ut.
Po po, sepse kemi shume miqe dhe ‘armiq’ qe duhet te na shikojne dhe te na kene lakmine.Ata ‘duhet’ te na shohin deri ne detaj,prej te piruni deri te ushqimi me i mire qe po hame.
Ata duhet te na shohin se si ecim,kendojme,perqafohemi,qajme,se si shajme,gezojme,pra duhet te na shohin ne cdo hap qe po bejme ne jeten tone.
‘Duhet’ te na shikojne se si jemi dhe behemi simpatizante partish por edhe kur i shajme ato,asgje nuk duhet te humb pa e postuar kete ne facebook.
Edhe kur rrisim femijet,kur qajne ato,kur qeshin me te madhe,po po,edhe kete duhet t’ja plasojme fcb-se.
Edhe privatesine ja kemi falur,more, le ti marre te gjitha facebook-u,se ne fund te fundit njerez jemi dhe ‘duam te na duan qe ti duam’.
Ne fund te fundit:Cfare kuptimi ka nese i bejme te gjitha keto dhe nuk ja ‘tregojme’ facebook-ut!?