Lajme

Ditë “baksuze” në Preshevë, ndodh edhe aksidenti tjetër (Foto)

Gjatë ditës së sotme në Preshevë lexuesit e Portalit na dërguan foto ku kishte ndodhë një aksident në rrugën 15 nëntori rreth orës 12:00.

Vetëm pas katër orëve morëm dhe foton ku në rrugën Zhunicë – Preshevë, afër terminalit nodhi edhe një aksident.

Siç mëson Presheva.AL aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në mes kamionit dhe veturës që po vinte nga rruga e Zhunicës, ndërsa kamioni që po dilte nga termanali ishte duke u lidhur në rrugën kryesore.
Ku dhe vetura ka goditur kamionin, por për fat të mirë edhe ky aksident nuk solli viktima përveç demëve materiale.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po kryen procedurën e vetë. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button