Lajme

Dogana në Preshevë zbulon 150.000 euro të padeklaruara

Parat janë zbuluar tek dy shtetas serbë, të cilët ishin duke udhëtuar nga Gjermania për në Turqi, ndërsa janë ndaluar në kufirin e Preshevës rreth orës 3 pas mesnate, njofton dogana transmeton Preshev.AL

Gjatë ndaljes nga doganierët ata kanë thën se nuk kanë asgjë për të deklaruar, por më pas u bë dhe kontrollimi i detajuar i makinës ku nën karrigen e pasagjerit janë gjetur 20.000 euro, edhe pas kërkimit në xhepat e tij në të brendshmet e tij njëri prej tyre kishte fshehur edhe 134.000 euro të ndara në 500,200 dhe 100 euro.

Udhëtarët nuk i kanë raportuar parat, por edhe nuk kishin ndonjë dokument deklarues ku vetëm 10.000euro iu janë kthyer, ndërsa 134.000 euro iu kanë konfiskuar ku menjëher është hapur procedurë para gjykatës kompetente, njofton Dogana transmeton Presheva.AL

Zyrtarët nga dogana njoftojnë të gjithë që është detyrë e çdo udhëtari që gjatë kalimit të kufirit shtetëror kur hyjnë ose kur dalin nga vendi të deklarojnë shumën që mbajnë me vete, nëse ajo shumë e kalonë 10.00 euro (në dinarë ose në monedhë të huaj). Presheva.AL

Related Articles

Back to top button