Lajme

Doganë për veturat që prodhohen në Gjermani?

Importuesit e veturave të përdorura në Serbi po ballafaqohen me probleme pasi disa prodhues të veeturave nuk japin më vërtetime që dëshmojnë se vetura vjen nga Bashkimi Evropian, e kjo do të thotë se duhet të paguhet doganë.

Siç mëson presheva.com, disa prodhues të kompanive gjermane nuk japin më vërtetime që dëshmon se veturat e tyre janë prodhuar në Evropë. Ky vërtetim që merret është mëse i nevojshëm për të mos paguar doganë.

Kjo automatikisht do të thotë se ata që blejnë veturë të përdorur, deri më tani nuk kanë paguar doganë, tash e tutje do të paguajnë 12.5% për vetura ndërsa 10% për kamionë, edhe pse zyrtarisht dogana për import të veturave si të reja, ashtu edhe të përdorura nga Evropa për në Serbi është hequr.

Deri tani kompanitë gjermane si “BMW” dhe “Audi” nuk japin më vërtetime të tilla, ndërsa së shpejti pritet që këtë të bëjnë edhe prodhuesit tjerë.

Thjesht, nuk japin vërtetimin “Eur-1″ që të liron nga dogana” thonë importuesit e ndryshëm që shesin vetura, transmeton presheva.com. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button