Era Zgjedhje o ka vjen…
Muaji mars është muaj ku fillon pranvera, stina e pranverës njihet si stinë e zhurshme për shkak të ngrohjes së motit ku gjallërohet gjithçka si tek njerëzit po ashtu edhe tek kafshët shtazore e bimore. Temperaturat e larta që po mbretrojnë këto ditë në vendin tonë ka gjallëri nëpër qytetin e Preshevës njerëz që dalin e shëtisin nëpër parqe e nëpër rrugë si dhe më të frekuentuara janë kafiterit, përveq zhurmës së njerëzve ka zhurmë edhe të cicërrimeve të zogjëve që lajmërojnë ardhjen e stinës së bukur pranverën.
Kafiterit janë të stërmbushura me njerëz zhurma më e madhe nëpër kafiteri bëhet për zgjedhjet lokale në Sërbi kush me kend do të bëhet? A do të votojmë apo jo! Për çka me votu, çfarë kanë bërë ata për ne këto katër vite, janë këto muhabete që enden nëpër kafiterit e Preshevës e nëpër rrugë nga individë të ndryshëm. Mirëpo përveç zhurmave të njerëzve që shihet se ka gjallëri, zhurmën më të madhe po e bëjnë partit politike në Preshevë të cilat po përgaditen për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare që do të mbahen më 24 prill të këti viti në Sërbi.
Ditë më parë vetëm se kanë filluar që ta dorëzojën listën për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale partit në Preshevë ndërsa për ndonjë koalicion parazgjedhor ende askush nuk ka konfirmuar.
Lufta për pushtet tani më ka filluar kush me kend do bëhet ? Kush do të jetë fitues i zgjedhjeve lokale 2016 në Preshevë per mandatitn katër vjeçar mbetet të shihet pas 24 prillit.
Për Presheva.AL shkruan Riza Veseli