Ethet (para) zgjedhore në Preshevë
Më 24 prill do të zhvillohen zgjedhje (pa zgjidhje) të cilave iu paraprin fushatë elektorale jo rrallë herë e karakterizuar edhe me agrisivitet, gati në kufi të ligjshmërisë nga subjektet të cilat garojnë në to.
Partitë politike, pavarësisht ato në pozitë apo opozitë, dalin para elektoratit me platforma dhe programe të cilat mund ti quajmë stereotip, që do të thotë se në esencë nuk dallojnë shumë nga njerë tjetri, ose mund të dallojnë vetëm në nuanca të papërfillshme.
Makineritë propangandistike ngacmojnë dhe risin emocionet në elektorat.
Epshet dhe uria e skajshme për pushtet dhe para në vetpëlqyeshmëri të skajshme e përcjellur me agrisivitet në fushatë parazgjedhore tashmë të njohur dhe e pritshme nga pretendentët për fitore ku lehtësisht mund të gaboni dhe mashtroheni, mos prisni se do ta thuan të vërtetën.
Partitë dhe liderët e tyre në mënyrë semiotike me gjuhë dhe lëvizje i pari do të kontestojë dhe akuzojë të dytin, i dyti i treti dhe të tjerët do të kontestojë dhe akuzojë të parin. Diçka e ngjashme pritet nga të gjithë pretendentët në garën e rredhës.
Kjo mbase do të jetë e domosdoshme sepse të gjithë i ka kapluar frika nga epilogu i zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen më 24 prill të vitit 2016. Të lodhur nga retorika e deritanishme “boshe”, e mbushur më tepër me folklor dhe romantizëm politik, vështirë se do të dëgjojmë diçka të re që ky elektorat e pret gati për një “çerek” shekulli.
Se a do të ndodh ndryshimi i shumpritur varet vetëm nga ne, sepse ne jemi ato që mund ta imponojmë atë, duke mos rënë pre e joshjes virtuale tashmë të dëshmuar nga ata që ushtronin pushtet në emër tonë. © Presheva.AL