Lajme

Familjarë dhe bashkëluftëtar të komandant “Mjekrrës” vizituan Preshevën

Me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Nijazi Azemi komandant “Mjekrra” familjër dhe bashkëluftëtar nga Vitia vizituan sot Komunën e Preshevës.

Ata janë pritur nga zv.kryetari i komunës z.Skender Destani dhe kryetari i kuvendit z.Ramiz Latifi, me një minut heshtje u nderuan gjithë dëshmorët e kombit e nga këtu babai i komandant Mjekrrës z.Ramush Azemi Përcjolli një mesazh për shqiptarët e Luginës.

Në emër të këtij grupi, në emër të familjes Nijazi Azemi ju përshëndesim, ne sot erdhëm për të bërë një vizitë të shkurtër me rastin e 15 vjetorit të ramjes të birit tonë Nijazi Azemi dhe dëshmorëve të tjerë që luftuan me forcat serbe ku ende mbjanë me dhunë një popull me 90% shqiptar, nder dhe rrespekt të veçant ju qoftë heronjëve tanë në veçanti Komandantëve dëshmorë: Ridvan Qazimi, Bardhyl Osmani, Shaban Ukshini, Nijazi Azemi etj. Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e kombit, Zoti i mëshiroftë, Ju faleminderit Luginë, Ju faleminderit karadak mirëupafshim në flakadanin e Vitijës.

Ndërsa zv.kryetari i komunës z.Skender Destani ka uruar mirëseardhje ku dhe ka falemnderuar babain e komandant Mjekrrës për kontributin e dhënë.

Si gjithmonë nëpër shekuj edhe kësaj rradhe Shqiptarët e Kosovës dhanë kontributin e vetë në këtë pjesë të Kosovës Lindore e cila fatkeqësisht ende mbetet në sundimin e shtetit serb, por ne besojmë që proceset që janë duke rrjedhur që një ditë në kuadër të integrimeve europiane do të jemi të bashkuar sepse forma tjera tani për tani po e shohim se është e pamundur, edhe kjo vizitë e juaj që po ndodh sot faktikisht tregon se gjërat kanë ndryshuar dhe është mundësuar që edhe ju të vini pas sa viteve lirshëm nëpër kufinjë mes Serbisë dhe Kosovës dhe të na vizitoni dhe të na shifni se si po jetojmë edhe ne në këtë pjesë të Kosovës Lindore. 

Bashkëluftëtari i Komandant Mjekrrës Merxhan Memishi para të pranishmëve tha se ndjehet i nderuar me ardhjen e tyre në Preshevë.

Na keni nderue si çdo herë që na keni nderue edhe sot me ardhjen tuaj si pranë lapidarit dhe vizitës në Komunë, shpresoj që ditë të cilët i kemi kaluar me Niazijën do të jenë ditë të ndritshme për popullin tonë dhe do të vin ditë më të mira, Gjaku i dëshmorëve është derdh për bashkimin e trojeve Shqiptare ky amanet do të realizohet her do kur do, ne si bashkëluftëtar e kemi obligim moral dhe kombëtar që amanetin e dëshmorëve ta qojmë në vend, Unë në emrin tim personal dhe bashkëluftëtarëve të Niazijës ju falemnderoj nga zemra për vizitën që keni bërë në qytetin tonë. 

Më pas vizita ka vazhduar në fshatin Kurbali aty ku gjendet lapidari i dëshmorit dhe në fshatin Stanec vendi ku u vra komandant “Mjekrra”. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button