Lajme

Fillon “arrnimi” në rrugën e karposhit

Thuajse të gjitha rrugët e qytetit të Preshevës janë të mbushura me gropa.

Disa jane krijuar si pasojë e degradimit të asfaltit. Të tjera nga institucione që hapin kanale për të futur tubacione e linja nëntokësore e nuk i mbyllin.

Rruga e Karposhit prej kohësh ka qenë në gjendje katastrofale me shumë gropa të hapura nëpër të gjithë rrugën.
Sot pasi u bë identifikimi i këtyre gropave filloi dhe “arrnimi” apo riparimi i kësaj rruge.

Si duket aktivizim i pushteti lokal ose interesimi për këtë rrugë është se tani më janë afër zgjedhjet dhe duhet ta përdorin asfalltin si shpresë të fundit për të vazhduar edhe një mandat tjetër për të drejtuar Preshevën.

Qytetarët deri më tash kanë pasë problem lëvizjen e lirë në komunikacion nëpër këtë rrugë.

Related Articles

Back to top button