Filluan ethet e zgjedhjeve në Preshevë…!
Kanë mbetur edhe 39 ditë para zgjedhjeve, por ethet i ka kapluar të gjitha partit në Preshevë, subjektet politike ne Preshevë kane filluar te bejne levizjet e para ne forma te ndryshme, takojne qytetar neper lokale,institucione apo edhe duke i vizituar ne shtepite e tyre duke tentuar qe ti bindin se jane “ata” qe duhet votuar,mëson Presheva.AL
” Prej kohesh disa anetar partish vijne ne shtepine time sepse e dijne qe ne jemi nje familje e madh,dhe nese me bindin mua, ata mendojne se e githe familja ime do ti votoj ata. Jam lodhur nga keta njerez, me vjen dhe ti deboj nga shtepia mirepo tradita shqiptare nuk e lejon kete. Une e di qe keto njerez jane mashtrues te medhenje dhe populli eshte viktime e ketyre matrapazeve dhe prandaj rinia me te madhe jane larguar nga ky vend”,tregon per Presheva.AL nje banore nga Presheva, i cili deshironte te ngelet anonim.
Ne Presheve pothuajse cdo dite sheh anetar partish qe mendojne se kane influencen per ti bindur qytetaret duke u thene se “NE JEMI ATA QE DUHET TE NA VOTONI”, transmeton Presheva.AL